Instituti Ballkanik i Politikave punon për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen e mirë përmes politikëbërjes pragmatike që punon për mirëqenien e qytetarëve.

publikimet (të gjitha)

Letra drejtuar Unionit Evropian për liberalizimin e vizave

Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL) dhe Federalistët e Rinj Evropian (JEF Kosova) i kanë dërguar letër Unionit Evropian në lidhje më procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Data: 18.12.2009
Përmbajtja e letrës:

Me rastin e fillimit të regjimit pa viza midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me faktin se BE nuk ka filluar ende procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën.
Këtë vit Evropa festoi njëzet vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Megjithatë, për qytetarët e Kosovës muret ende mbesin sepse Kosova është vendi më i izoluar jo vetëm Evropë, por në gjithë botën. Muri Shengen mbetet një pengesë e vështirë për kosovarët.
Shpenzimet mesatare për një aplikim për vizë Shengen në Kosovë është 124 euro. Ndërsa, paga mesatare mujore në Kosovë është 240 euro. Kosova, ka refuzimin më të madh të aplikacioneve për viza në rajon. Rreth gjysma e kërkesave për vizë Shengen nga Kosova janë refuzuar.
Me këtë në mendje, ne ju nxisim që të ndërmerrni gjithçka në fuqinë tuaj për të siguruar se Kosova të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave. Qytetarët e Kosovës duhet të gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza siç bëjnë fqinjët e saj, kështu që ata mund shohin të mirat e një Evrope të bashkuar. Përndryshe, reformatorët në Kosovë dhe shoqëria civile do të luftojnë për të gjetur kuptimin e reformave që ne jemi duke i bërë.