Instituti Ballkanik i Politikave punon për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen e mirë përmes politikëbërjes pragmatike që punon për mirëqenien e qytetarëve.

publikimet (të gjitha)

IPOL publikon raportin per punen njevjeqare te EULEX-it ne Kosove

Më 27 Dhjetor Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL) publikoi raportin vlerësues për punën një vjeçare të EULEX-it “EULEX: Duke kërkuar identitetin”
Raporti ndahet në disa pjesë, pjesa e parë kryesisht ka të bëjë me misionin e EULEX në Kosovë, qëllimet e këtij misioni dhe sferat në të cilat ky mision është përqendruar. Raporti vazhdon me një pjesë të veçantë e cila i kushtohet arritjeve që ka pasur EULEX në Kosovë, në dogana, polici dhe gjyqësi. Një pjesë i kushtohet perceptimeve të qytetarëve për EULEX-in. Një kapitull i kushtohet dështimeve të këtij misioni dhe mospërmbushjes së qëllimeve për të cilat është prezent në Kosovë. Raporti përfundon me një listë të rekomandimeve për EULEX-in, Qeverinë e Kosovës, BE-në dhe Përfaqësuesin Special të BE-së (PSBE).
Pjesa në të cilën është fokusuar ky raport ka të bëjë më dështimet e këtij misioni. Duke cekur se bazuar në qëllimet për të cilat ka ardhur EULEX në Kosovë , mund të themi se ka pasur vetëm realizimin të pjesshëm të tyre. Dhe ky mision vazhdimisht ka pasur probleme që kanë ardhur si pasojë e mos koordinimit të Komunitetit Ndërkombëtarë .
Plani gjashtë pikësh i Ban Ki Moon ka mundësuar operacionalizimin e EULEX-it, mirëpo ka qenë plan kontrovers që nuk është përkrahur nga shoqëria kosovare. Si dështimet kryesore janë cekur: Protokolli për Bashkëpunim policor me Serbinë dhe Rasti Bllaca. Pikërisht nënshkrimi i Protokollit për Bashkëpunim policor me Serbinë bëri që edhe kënaqshmëria e qytetarëve për punë n e EULEX-it të bie, përderisa që nga Maj 2008 deri në Gusht 2009 kishte shënuar rritje graduale.
Gjithashtu ndër dështimet teknike të këtij misioni në Kosovë u përmenden: Mosfunksionimi i gjyqësorit, Pikat doganore 1 dhe 31, mospërputhja e strategjive, moskoordinimi dhe, mospërkushtimi ndaj misionit.

Shkarko PDF:
IPOL publikon raportin per punen njevjeqare te EULEX-it ne Kosove