Instituti Ballkanik i Politikave punon për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen e mirë përmes politikëbërjes pragmatike që punon për mirëqenien e qytetarëve.

publikimet (të gjitha)

Transparenca dhe llogaridhënia
Sundimi i ligjit
Integrimet rajonale dhe europiane
Qeverisja
Shoqëria civile dhe pjesëmarrja qytetare

EULEX: Ende në kërkim të identitetit

Më 09 Prill, Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL) publikoi raportin vazhdues për punën e EULEX-it, me titull “EULEX: Ende në kërkim të identitetit”, si vazhdim i raportit vlerësues për punën një vjeçare të EULEX-it “EULEX: Duke kërkuar identitetin”, i cili u publikua më 27 Dhjetor 2009. Raporti i parë kishte përfunduar me një listë të rekomandimeve për EULEX-in, Qeverinë e Kosovës, BE-në dhe Përfaqësuesin Special të BE-së (PSBE).
Kjo analizë ka për qëllim që të rishikojë punën e EULEX-it pas publikimit të këtij raporti. Pikë referimi kjo analizë do ti ketë rekomandimet që janë bërë për EULEX-in, Qeverinë e Kosovës, BE-në dhe Përfaqësuesin Special të BE-së (PSBE). Pra, synimi është të bëjmë vlerësimin e punës së këtyre institucioneve duke u bazuar në këto rekomandime. Qëllimi kryesor i kësaj analize është të shihet nëse është bërë ndryshim në lidhje me këto rekomandime. Të shihet se a ka ndryshuar gjendja që nga publikimi i raportit. Më poshtë është rishikimi i rekomandimeve.

Shkarko PDF:
EULEX: Ende në kërkim të identitetit