Instituti Ballkanik i Politikave punon për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen e mirë përmes politikëbërjes pragmatike që punon për mirëqenien e qytetarëve.

publikimet (të gjitha)

Mbrojtja e Konsumatorit: Korniza ligjore, sfidat në Kosovë dhe standardet e BE-së

Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL) publikoj analizen e rradhës Mbrojtja e Konsumatorit: Korniza ligjore, sfidat në Kosovë dhe standardet e BE-së.
Mbrojtja e Konsumatorit paraqet një nga fushat kryesore që lidhet drejtpërsëdrejti me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rregullimi i kësaj fushe mbështetet në tri shtylla kryesore siq janë: shëndeti i konsumatorit, siguria e konsumatorit, dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave ekonomike të konsumatorit.Duke konsideruar rëndësinë e rregullimit të kësaj fushe në Unionin Europian, mbrojtja e konsumatorit promovohet edhe nga Karta Europiane për të Drejtat Themelore , ku në 38 theksohet “Politikat e Bashkimit do të sigurojnë nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorit”. Gjithashu kjo është pjesë e rregulluar me traktate, rregullore, direktiva dhe vendime tjera të insitucioneve të UE-së.
Raporti në vijim paraqet një analizë krahasuese të legjislacionit në Kosovë dhe atij të Bashkimit Europian, në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, përkatësisht në shtyllën e mbrotjes së të drejtave dhe interesave ekonomike të konsumatorit.Nisma për të bërë këtë analizë, bazohet në raportin e progresit të Komisionit Europian 2009, ku ekonomia e Kosovës vlerësohet e dobët dhe jo konkuruese me presionet e tregut të UE-së, duke paraqitur rrjedhimisht dështimin në avancimin e një nga pika themelore të “kritereve të Kopengahës” ku shprehimisht kërkohet “ekzistenca e një ekonomie tregu funksionale dhe aftësia për të përballuar presionin konkurues dhe forcat e tregut brenda Bashkimit”.

Shkarko PDF:
Mbrojtja e Konsumatorit: Korniza ligjore, sfidat në Kosovë dhe standardet e BE-së