publikimet (të gjitha)
Konkurrenca: Korniza ligjore dhe praktika ne Kosovë krahas standardeve Evropiane
Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL) publikoj analizen e rradhës Konkurrenca: Korniza ligjore dhe praktika ne Kosovë krahas standardeve Evropiane
Dokumenti në vijim paraqet një analizë krahasuese të legjislacionit në fushën e konkurrrencës në Republikën e Kosovës dhe në Bashkimin Europian. Ekonomia paraqet njërin prej faktorëve kryesor të anëtarësimit të një vendi në BE. Kjo theksohet edhe në ‘kriteret e Kopenhangës” ku shprehimisht nga shtetet me aspirata për t’u anëtarësuar në BE kërkohet “ekzistenca e një ekonomie tregu funksionale dhe aftësia për të përballuar presionin konkurrrues dhe forcat e tregut brenda unionit”.
Nevoja për një analizë të tillë është bazuar në gjetjet e raporti të progresit të Komisionit Europian për vitin 2009, ku përgjithësisht ekonomia e Kosovës vlerësohet e dobët dhe jo-kompetitive me presionet e tregut të BE-së.Duke marrë në konsideratë raportin direkt të konkurrencës me mbrojtjen e konsumatorit, janë ofruar edhe disa shembuj praktik mbi kërkesat ligjore dhe zbatueshmërinë e ligjit mbi mbrojtjen e konsumatorit.

