all areas of focus


Transparenca dhe llogaridhënia

Shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimet e tyre për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike. Shumë vendime të rëndësishme merren pa diskutim të duhur publik.

Gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit transparenca dhe llogaridhënia në institucionet publike ka treguar shumë pak progres. Ligje janë aprovuar për ti forcuar këto dy komponentë të rëndësishëm të demokracisë. Por për fat të keq implementimi i këtyre ligjeve nuk ka qenë shumë i suksesshëm.

Hulumtimet e bëra nga OJQ-të lokale konfirmojnë së pika më e dobët e qeverisë, si e asaj lokale dhe qendrore, është transparenca për fondet publike, mënyra si menaxhohen dhe si shpenzohen ato (YIHR).

Llogaridhënia, është gjithashtu njëri nga problemet më të rënda në jetën politike të Kosovës. Udhëheqësit politikë nuk ndjehen të obliguar për t'i justifikuar vendimet të cilat ata i marrin.

Ne kemi parë shprehje të vullnetit politik për rritjen e transparencës dhe forcimin luftës kundër korrupsionit. Tani mbetet të shihet se a do të gjejë zbatim në praktikë ky vullnet dhe a do të pasohen këto shprehje me veprime konkrete nga ana e qeverisë dhe institucioneve tjera përgjegjëse.