mbi këtë
fushë studimi
publikimet
Fletushka e Politikave Nr. 04, Qershor 2010
Tryeza “Lufta kundër Korrupsionit”
Fletushka e Politikave Nr. 6, Shtator 2010
shkrime në blog
Promoting pragmatic policy
The illusion of progress
ngjarje
Press Conference
Round Table: “New Municipalities: public services and local economic development”
Zhvillimi i qëndrueshëm
Koncepti kërkon masa të cilat janë të ndryshme nga ato të cilat janë përdorur nga teoritë standarde të ekonomisë. Përderisa teoria standarde e ekonomisë është fokusuar në rritje ekonomike dhe matje përmes GDP për frymë, teoria e zhvillimit të qëndrueshëm shton se edhe pse rritja ekonomike është e rëndësishme, edhe ruajtja e bazës ekologjike të ekonomisë është poashtu e rëndësishme. Kështu, sistemet ujore, toka, ekosistemet natyrore, peshqit dhe pyjet duhet të mirëmbahen. Studiuesit kanë dalur me disa teknika të cilat i marrin parasysh këta faktorë.
Për prodhim ekonomia ka nevojë për burime të rigjenerueshme dhe nga ato të cilat nuk rigjenerohen. Zhvillimi i qëndrueshëm e vë theksin në përdorimin sa ma të vogël të resurseve të cilat nuk rigjenerohen. Koncepti i qëndrueshmërisë gjithashtu implikon disa kufizime në shkallën e makroekonomisë. Ky koncept mundohet të përcakton një nivel maksimal rritjeje bazuar në konceptin e kapacitetit bartës të një zone.
Çështja e energjisë është ngushtë e ndërlidhur më konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm. Së bashku me popullsinë dhe agrikulturën, prodhimi dhe konsumi i energjisë është një sfidë e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm. Për zhvillimin e qëndrueshëm sfida është që të zëvendësohen burimet të cilat nuk rigjenerohen me ato rigjeneruese. Biomasa - e cila përfshinë bimë, dru dhe plehra kafshësh - është një burim i rëndësishëm i energjisë. Gjithashtu energjia solare dhe energjia e erës janë burime me shumë potencial për t'u përdorur në të ardhmen. Aktualisht, burimi i energjisë rigjeneruese përbën vetëm 10% të furnizimit me energji në vendet e industrializuara. Sa i përket anës së kërkesës zhvillimi i qëndrueshëm kërkon më shumë përdorim efikas të energjisë dhe reduktimin e konsumit.
Zhvillimi i qëndrueshëm është prominent në Strategjinë Zhvillimore të Kosovës. Qëllimi afatgjatë është: Zhvillimi i qëndrueshëm në një shtet demokratik, paqësor dhe me shoqëri kohezive i mbështetur ngasundimi i ligjit dhe përfshirës i të gjithë pakicave në një kontekst të integrimit në BE. “Zhvillimi i infrastrukturës ekonomike dhe mbrojtja e ambientit” është njëri ndër prioritetet kryesore nën Shtyllën strategjike të Zhvillimit të sektorit privat.
Po ashtu, qëndrueshmëria ambientale është njëri ndër qëllimet kryesore të Qëllimeve të Zhvillimit të Mileniumit (MDG). Asambleja e Kosovës ka përkushtuar vetën për t'i arritur këto qëllime, që është me rendësi për familjarizimin me atë se si ambienti është thelbësor për arritjen të gjitha Qëllimeve të Zhvillimit të Mileniumit (MDG).
Ka një vullnet të mirë që shihet për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë. Sidoqoftë, ne kemi parë shumë pak veprime në drejtim të arritjes së këtij qëllimi. Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm është relativisht i ri për lidershipin Kosovar dhe përkushtimi i tyre publik dhe bindjet personale jo gjithmonë përputhen.
Qymyri dhe linjiti shërbejnë si burim kryesor i energjisë në Kosovë edhe pse ka pasur një rënie të vogël në përdorimin relativ. Burimi i dytë më i rëndësishëm i energjisë është nafta dhe derivatet e saj. Përdorimi i naftës dhe derivateve të saj ka treguar një rritje të lehtë. Biomasa, d.m.th. energjia nga druri është burimi i tretë kryesorë në Kosovë dhe përdorimi i tij ka mbetur i njejtë. Gazi natyral renditet i katërti nga burimet e energjisë në Kosovë dhe gjithashtu përdorimi i tij vazhdon të jetë i nivelit të njejtë.

