all areas of focus


Shoqëria civile dhe pjesëmarrja qytetare

Shoqëria civile në Kosovë ka shprehur veten në mënyra të dallueshme para dhe pas luftës. Ku e gjithë shoqëria ishte nën kërcënimin e regjimit të Millosheviqit, shoqëria e Kosovës ka treguar shenja të organizimit dhe solidaritetit. Megjithatë, pas vitit 1999, kur kërcënimi i afërt nuk ekzistonte më, gara për fonde të huaja thellohej dhe solidariteti i së kaluarës u zbeh. Në vitet e 1990-a organizatat e shoqërisë civile ishin të bazuara në punë vullnetare në anëtarësi. Gjithashtu, në të njëjtën kohë roli i shoqërisë civile në mbështetjen e qeverise paralele të Kosovës ishte i madh, duke ofruar shërbime të ndryshme në fushën e shëndetësisë por edhe fusha të tjera. Ndërsa, pas luftës kishte rritje të madhe të numrit të OJQ-ve. Këto OJQ nuk ishin të bazuara në anëtarësi, dhe ishin prirura të zhvilloheshin dhe udhëhiqeshin si të ishin biznese.

Përvoja në Kosovë ka treguar së 'OJQ-të' jo domosdoshmërisht duhet të nënkuptohen si 'shoqëri civile'. Ato lëvizje që u përpoqën të meren me çështjet që ishin në interes të qytetareve janë injoruar nga administrata ndërkombëtare dhe institucionet e sapokrijuara të Kosovës. Kjo ishte njëra nga arsyet kryesore për dhunën që eskaloi në vitin 2004 në Kosovë. Kështu që, nga kjo përvojë kemi mësuar së në rast se problemet sociale dhe politike nuk gjejnë një zë të fortë tek shoqëria civile dhe nuk adresohen nga institucionet relevante, shoqëria mund të bëhet e dhunshme.

Përvoja e thellë kolektive e shqiptarëve të Kosovës në vitet 1990 i ka mësuar ata për krijimin e lidhjeve jashtëfamiljare edhe në organizimin e organizatave të shoqërisë civile për të përmirësuar jetët e tyre. Kjo kundërshton nocionin se kultura është përcaktues kryesor i shoqërisë civile dhe zhvillimit të saj, dhe se shoqëritë me kulturë të ulët të besimit kanë pak shpresë. Kultura është dinamike dhe mund të ndryshojë, ose të adaptohet në mënyrë të shkëlqyeshme kur ballafaqohet me kërcënim të jashtëm apo me stimuj shumë tërheqës. Një bazament i fortë për shoqërinë civile në Kosovë ekziston, dhe kjo shoqëri civile do të luaj një rol të rëndësishëm në menaxhimin e tranzicionit social që po zhvillohet tani në këtë faze të rëndësishme të zhvillimit për Kosovën.

Ndërsa mbështetja e serbëve të Kosovës tek shteti ka rezultuar në organizata të shoqërisë civile shumë të dobëta, përvoja e minoriteteve tjera në Kosovë është e shumëllojshme me pasjen e organizatave kulturore që kanë një traditë të gjatë të përfaqësimit.

Aktualisht, gjendja e rendë e ekonomisë kosovare, klasa e mesme shumë e vogël, mosbesimi i thellë mes shqiptarëve dhe serbëve, dhe ndarja urbane-rurale vazhdojnë të jenë pengesa për krijimin e kapitalit social dhe rritjen e nivelit të besimit në shoqëri.