njerëzit
Seb Bytyci
Seb Bytyçi është Drejtor Ekzekutiv i Institutit Ballkanik të Politikave. Ai ka regjistruar programin e Doktoraturës në Menaxhment në Universitetin e York-ut, Angli, ku është edhe mësimdhënës në nivelin master. Ai mbanë titullin Master i Çështjeve Publike (MPA) në Analizë të Politikave Publike dhe Çështje Krahasuese e Ndërkombëtare nga School of Public and Environmental Affairs (SPEA) në Indiana University-Bloomington (IU) dhe titullin Master i Studimeve Europiane (MES) në Integrime Europiane dhe Regjionalizëm nga Universiteti i Graz-it, Akademia Europiane dhe Instituti Europian i Administratës Publike. Z. Bytyçi, poashtu, ka marrë një Çertifikatë për Lidership dhe Menaxhment Publik nga Universiteti i Ri Bullgar dhe Këshilli i Europës. Ai është i diplomuari i parë i Fondit Kosovar-Amerikan të Edukimit (KAEF).
Gjatë viteve të fundit ai ka punuar si Menaxher i Projektit në UNDP Kosovë në projektet për Transparencë (KTI) dhe Bashkëpunim të Decentralizuar për Zhvillim Lokal (ART GOLD) dhe si Këshilltar Politik i Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Z. Bytyçi është bashkëautor i Raportit të Zhvillimit Njerëzor të Kosovës mbi Energji dhe Zhvillim (UNDP, 2007) dhe Raportit të Hulumtimit të Perceptimeve mbi Korrupsionin (UNDP, 2004).
Z. Bytyçi jep mësim për Politika Publike, Zgjidhjen e Konflikteve dhe Vendim Marrjen, Politikën e Europës Juglindore dhe Kombin e Globalizmin në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës. Ai është anëtarë i Shkollës Rajonale Politike të Këshillit të Europës.
Artan Ajazaj
Artani është i diplomuar me gradën Master i Shkencave në Financa nga George Washington University dhe Bachelor në Administrim Biznesi, Ekonomi, dhe Arte të Bukura nga American University in Bulgaria. Ai është ish-bursist i Fondit Kosovar-Amerikan të Edukimit (KAEF). Fushat e tij të ekspertizës/intereset e hulumtimit janë: Financat dhe Zhvillimi Ekonomik.
Mirjana Deletic Crampton
Mirjana mbanë Master ne Integrimet Evropiane the Regjionalizmi nga Universiteti i Graz-it. Tema e saj e magjistraturës në “Marrëdhëniet Rusi-Mali i Zi” ka qenë e shkruar nën këshillimin e Udhëheqësit të Delegacionit të Komisionit Europian në Mal të Zi, Leopold Maurer. Mirjana ka një eksperiencë të gjatë në fusha të ndryshme me organizata ndërkombëtare në Kosovë, dhe Mal të Zi, duke perfshire punë lidhje me Shoqërinë Civile, Reformën e sektorit të sigurisë, Çështjet e migrimit dhe Zgjedhjet. Mirjana ka jetuar në Bruksel që nga viti 2007 dhe ka qenë vullnetare për zyren e Diplomati i Pavarur (Independent Diplomat), duke punuar mbi çështje të politikave lidhje me Ballkanin dhe Qipron.
Pranvera Recica-Kirkbride
Pranvera është e diplomuar në Harvard Law School. Fushat e saj të ekspertizës/intereset e hulumtimit janë: Sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës, E Drejta Kushtetuese, Statusi i Kosoves dhe Çeshtjet e Europës Juglindore.
Artan Tigani
Artani mbanë master në Administrim Biznesi - Tregti Elektronike nga Rochester Institute of Technology (RIT) dhe Bachelor në Shkenca Kompjuterike nga American University in Bulgaria. Ai është poashtu edhe ish-bursist i KAEF-it, dhe Shkollar i Sorosit. Fushat e tij te ekspertizës/interesat e hulumtimit janë: Tregëtia, Zhvillimi ekonomik, E-Tregëtia dhe Politikat Teknologjike.
Besa Luci
Besa mbanë një Master në Gazetari dhe Kumunikim Masiv nga University of Missouri, Columbia, dhe titullin Bachelor nga American University in Bulgaria. Ajo është ish-bursiste e KAEF-it. Fushat e saj të ekspertizës/intereset e hulumtimit perfshijnë: Media dhe Shoqëria civile.
Nebojsa Vlajic
Nebojsha ka Master mbi Të Drejtën dhe Politikat Ambientale - E Drejta për Ambientin dhe Resurset Natyrore nga University of Montana. Ai është ish-bursist i KAEF-it (Fondi Kosovar-Amerikan i Edukimit). Ai është një advokat i suksesshëm in Mitrovicë dhe një entuziast i natyrës. Fushat e tij të ekspertizës/intereset e hulumtimit janë: Ligji, E Drejta dhe Politikat Ambientale, E Drejta për Resurset Natyrore, dhe Të Drejtat Civile dhe Të Drejtat e njeriut.
Maja Nenadovic
Maja është Kandidate për doktoraturë në Departamentin për Studime Europiane të Universitetit të Amsterdam-it ku hulumton dizajnimin e sistemeve partiake në Kosovë dhe Bosnje nën administrim ndërkombëtar. Ajo ka diplomuar me lavdatë (Cum Laude) me Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci nga Universiteti i Leiden-it. Ajo gjithashtu ka diplomë të masterit (si studente e dalluar) në Shkenca Politike nga Central European University në Hungari. Fushat e saj të ekspertizës/intereset e hulumtimit përfshijnë: Marrëdhëniet ndërkombëtare, Administrimet ndërkombëtare, Sistemet elektorale dhe partiake, Qeverisja, Çështjet e Europes Juglindore, Shoqëria civile, dhe Debati akademik.
Lulezon Jagxhiu
Lulëzoni mbanë MBA nga Smeal College of Business, në Pennsylvania State University. Ai është ish-bursist i KAEF-it. Fushat e tij të ekspertizës/intereset e hulumtimit janë: Zhvillimi Ekonomik, Financat e korporateve, Teknologjia informative dhe e komunikimit, Udhëheqja strategjike dhe Afarizmi.
Valbona Shujaku
Valbona ka qenë bursiste e KAEF-it në Columbia University ku ka diplomuar me gradën Master i Administrimit të Arteve. Fushat e saj të ekspertizës/intereset e hulumtimit janë: Politikat Kulturore, Politikat Rinore, Politikat e Edukimit dhe Tregu i punës në kulturë.
Liridona Ibrahimi
Liridona është Asistente e Hulumtimeve në IPOL. Ajo ka diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.
Gëzim Selaci
Gëzimi është bashkëpunëtor profesional me IPOL. Ai është doktorant në Politika Publike në Universitetin e Europës Qendrore në Budapest. Gëzimi është ligjërues në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Interesi i tij akademik përfshinë: legjitimimi i elitave, administrata ndërkombëtare etj.
Donika Emini
Donika është duke studiuar për gradën Master në Politika Publik në Shkollën e Politikave Publike Willy Brandt në Universitetin e Erfurtit. Ajo ka mbaruar studimet në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Fushat e saj të ekspertizës/intereset e hulumtimit janë: Reforma e Qeverisjes Lokale, Menaxhimi i diversitetit në Kosovë. Donika ka punuar si hulumtuese dhe menaxhere e projekteve në IPOL

