Instituti Ballkanik i Politikave punon për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen e mirë përmes politikëbërjes pragmatike që punon për mirëqenien e qytetarëve.

blogu (all)

Europianët e izoluar


nga Seb Bytyçi

Pas shumë premtimeve për përkrahje dhe një konference të donatorëve, është vështirë për Kosovarët të mos e kenë nje ndenjë të lënies anash nga aleatët. Së pari, ishin koncesionet e panevojshme ndaj Serbisë me qëllim që ajo të pajtohet për vendosjen e EULEX-it në veriun e Kosovës. Pastaj, është mungesa e progresit në përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Kjo u bashkëdyzua me përfshirjen e Serbisë në listën e bardhë të Schengenit dhe një mungesë të përgjithshme të vullnetit nga ana e BE-së për tu marrë me politikën e jashtme agresive të Serbisë ndaj Kosovës. Dhe tash, mbi të gjitha këto, po bëhet e dukshme gjithnjë e më shumë se BE nuk është mjaft i përkushtuar ndaj misionit të vet në terren që ta sheh atë të suksesshëm.

Qeveria e Kosovës ka paguar një kompani ndërkombëtare të marrëdhënieve publike (PR) për të reklamuar vendin me pamje të re (rebrand). Motoja e fushatës është “Kosova: Europianët e Rinjë”. Kjo synon të shfrytëzojë faktin se Kosova ka popullsinë më të re në Europë dhe ta paraqesë një imazh rinor e progresiv të Kosovës. Fatkeqësisht, Europianët më të rinjë janë poashtu më të izoluarit. BE ende s’ka nisur procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën. Kostoja mesatare e një aplikimi për vizë Schengen në Kosovë është 124 Euro. Përderisa, paga mesatare në Kosovë është 240 Euro. Kosova ka shkallën më të lartë të refuzimit të aplikacioneve për viza në rajon. Rredh gjysma e aplikacioneve për viza Schengen nga Kosova refuzohen.

Bizneset e Kosovës po ashtu po i ndjenjë pasojat e izolimit. Kosova u bë anëtare e Marrëveshjes së Europës Qendrore për Tregti të Lire (CEFTA) përmes UNMIK-ut, por që nga shpallja e pavarësisë kompanitë kosovare e kanë të pamundur të shesin mallra në Serbi apo ta përdorin atë për rrugë transitore. Bosnja po ashtu ka vendosur që t’i mos i respektojë provizionet e CEFTA-s kur bëhet fjalë për produkte kosovare. Kjo politikë e Serbisë dhe Bosnjes po e çrregullon tregtinë rajonale, dhe është shumë e dëmshme për ekonomine edhe ashtu të dobët te Kosovës. Edhe pse Kosova është një nga dy vendet (tjetra është Shqipëria) qe nuk ka patur rritje ekonomike negative gjatë krizës ekonomike, ekonomia e saj vuan nga një disbalanc i madh tregtar. Nëse Kosova nuk mund t’i shesë produktet e saj në rajon, ajo nuk mund të shpresojë të krijojë vende pune aq të nevojshme.

Shefja Europiane e politikës së jashtme, Baronesha Eshton, dhe Ministri i jashtëm francez, Z. Kushner, sapo i përfunduan turnetë e tyre të Ballkanit perëndimor. Komisioneri i BE-së për Çështje Ekonomike dhe Monetare, Z. Ren, është në rajon këtë javë të tretë të marsit. Mesazhi që duhet ta marrin me vete ata është se situata e tashme është e padurueshme. Kosova ka nevojë për aleatët e saj Europianë dhe Amerikanë tash më shumë se kurre që t’i ndihmojnë të dalë nga izolimi. Tolerimi i vazhdueshëm i mungesës së njohjeve nga pesë anëtarë të BE-së dhe ndaj politikës agresive të Serbisë ndaj Kosovës duhet të ndalet. Qytetarët e Kosovës duhet të gëzojnë udhëtim pa viza sikur fqinjët e tyre, në mënyrë që t’i shohin beneficionet e një Europe të bashkuar. Kompanitë e saja duhet të jenë në gjendje të përfitojnë nga marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe të krijojnë vende pune. Përndryshe, reformuesit në Kosovë dhe shoqëria civile do ta kemi vështirë të gjejmë kuptim për reformat që i kërkojmë.
Facebook Favicon LinkedIn Favicon TwitThis Favicon




komentet:




Komenti juaj:


Keni edhekaraktere për t'a shkruajtur komentin tuaj.

Më trego për postime tjera?