Instituti Ballkanik i Politikave punon për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen e mirë përmes politikëbërjes pragmatike që punon për mirëqenien e qytetarëve.

publikimet (të gjitha)

Transparenca dhe llogaridhënia
Sundimi i ligjit
Integrimet rajonale dhe europiane
Qeverisja

Fletushka Politike Nr.11 Shkurt 2011

Më 21 shkurt 2011, Instituti Ballkanik i Politikave – IPOL publikoi raportin e titulluar « Politikat Publike në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë », në kuadër të projektit: Politikat Publike në Fushën e Sundimit të Ligjit në Kosovë, projekt ky i mbështetur nga Fondacioni Soros.
Qëllimi i këtij raporti është që të ofrojë një analizë të gjendjes së sundimit të ligjit në Kosovë, duke i përfshirë të gjitha institucionet të cilat së bashku formojnë një sistem institucionesh të cilat janë përgjegjëse për vendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë.
Sundimi i Ligjit në Kosovë paraqet sfidën më të madhe dhe më të theksuar si nga aktorët e brendshëm dhe ata ndërkombëtarë në Kosovë. Sundimi i ligjit në Kosovë është barrë e policisë së Kosovës dhe sistemit të drejtësisë, me çka paraqitet një dallim në në fuqinë dhe efikasitetin e këtyre dy institucioneve. Por këto institucione, posaçërisht komponenti i gjyqësisë dhe prokurorisë janë treguar të dobëta në funksionalizimin e qëndrueshëm të sundimit të ligjit. Në anën tjetër prania e Komunitetit Ndërkombëtarë, posaçërisht misionit të EULEX-it në Kosovë kanë bërë që kjo barrë të mos bartet vetëm tek institucionet vendore por edhe ato ndërkombëtare.

Shkarko PDF:
Fletushka Politike Nr.11 Shkurt 2011