publikimet (të gjitha)
Fletushka Politike Nr 13, Prill 2011
Më 06 Prill, Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL) organizoi konferencën e titulluar: Konkurrenca dhe Çmimet në Kosovë, në kuadër të projektit “Prokurimi publik, konkurrenca dhe mbrojtja e konsumatorit”, mbështetur nga SOROS.
Hapjen e konferencës e bëri Z. Seb Bytyçi duke prezantuar projektin dhe qëllimin e kësaj konference. Z. Seb Bytyçi tha se ky projekt ka për qëllim që t’i prek çështjet e implementimit të kornizës ligjore dhe fazës së implementimit të ligjit për konkurrencë, fushë kjo e cila ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ekonomisë së tregut të lirë. Gjithashtu theksoi se pikërisht konkurrenca ishte kritikuar në Raportin e Progresit për Kosovën, duke theksuar se reformimi i kësaj sfere ka ndikim të madh në përshpejtimin e integrimit të Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian.

