publikimet (të gjitha)
Krijimi i komunave të reja
Ky raport ofron një përmbledhje të përparimit të komunave të reja apo të zgjeruara, si dhe disa nga sfidat me të cilat po përballen në zbatimin e decentralizimit. Pregatitja e raportit është mbështetur financiarisht nga UNDP në Kosovë, dhe është kryer gjatë vitit 2010 dhe fillimit të vitit 2011.

Një analizë tematike është dhënë më poshtë, që përfshinë: përbërjen politike dhe organizimin e komunave, transferimin e kompetencave, marrëdhëniet ndërmjet komunave të reja dhe komunave amë, ofrimin e shërbimeve publike, mbledhjen e të hyrave vetanake, zbatimin e projekteve, punësimin e stafit të ri komunal, funksionimin e kuvendeve komunale dhe përparimin e përgjithshëm.
Raporti përfundon me disa mësime të nxjerra nga krijimi i këtyre komunave të reja, arritjet e deritanishme, sfidat që janë përpara dhe krejt në fund rekomandimet që janë relevante sidomos kur Kosova ballafaqohet me çështjen e integrimit të pjesëve tjera të saj të banuara me serbë në veri.