blogu (all)
Politika e dhunshme
Do të falet nëse mendon se është fillimi i viteve 1990-ta në Ballkan. Partia Socialiste e Serbisë është në pushtet, ka arrestime politike e madje edhe Ballvan revolucione. Natyrisht, janë vitet e 2010-ta, por një gjë që nuk ka ndryshuar është gatishmëria e politikanëve të përdorin dhunën dhe të shkelin të drejtat e njeriut për përfitimet e tyre politike. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë (dhe ish zëdhënësi i Slobodan Milosevicit), Ivica Dacic, pas arrestimit të disa sindikalistëve shqiptarë nga Kosova, krenohej haptas se ai mund të arrestoj sipas dëshirës shqiptarët e Kosovës që udhëtojnë përmes territorit të Serbisë.
Duke përcjellur mësimet e mentorit të tij, ai e bëri këtë me shpresë që veprimet dhe retorika e tij do të ndihmojnë SPS që të marrë më shumë vota në zgjedhjet e javës së kaluar. Në kthim me masë të njëjtë, politikanët kosovarë vendosën se është ide e mirë të përdorin policinë speciale për të arrestuar disa njerëz që akuzoheshin se punojnë për institucionet paralele të Serbisë. Asgjë nuk rezultoi nga kjo. Ata kanë mësuar një mësim apo dy prej zotërve të tyre të mëparshëm serb. Këto incidente zakonisht janë të shoqëruara me rrahje të detyrueshme të gjoksit dhe kërcënime të ndërsjella, të cilat do të ishin qesharake po të mos ishin të rrezikshme.
Kjo është më pak shqetësuese në krahasim me rastet e vrasjeve. Një shpërthim me bombë në veri të Mitrovicës ka vrarë një udhëheqës të komunitetit shqiptar dhe ka plagosur gruan dhe fëmijët e tij. Kjo çoi në një largim të vogël në masë të familjeve shqiptare nga pjesa veriore e qytetit ku mbizotërojnë serbët. Ndoshta ky ishte rezultati i menduar. Pasi që priten bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e veritu të Kosovës të dominuar nga serbët, Beogradi mundohet të tregoj se autoritetet e Kosovës nuk mund të kontrollojnë zonën. Beogradi dëshiron një mini Republikë Serbe brenda Kosovës, tani që opozita ndërkombëtar për idenë e ndarjes së Kosovës është në rritje. Ndërkohë, serbët vendor vazhdojnë të barrikadojnë veten në vitet e 1990-ta me shpresën e fitimit të një entitet serb në veri, kështu që të mos kenë fare punë me institutcionet e përbuzura të Kosovës të udhëhequra nga shqiptarët.
Sallatë e përgjakur maqedonase
Më në jug në Maqedoni, kanë ndodhur vrasje të ngjashme. Ndoshta edhe ka ndonjë lidhje mes tyre. Së pari, një policë sllavo maqedonas ka vrarë dy shqiptar maqedonas. Pastaj, pesë sllavo maqedonas janë vrarë nga persona të panjohur. Duket se dikush është me të vërtetë i vendosur për të destabilizuar Maqedoninë. A mund të ndodh që problemat e rajonit duan të nxitin një varg konflikti të armatosur në mënyrë që të ri-caktojnë kufijtë? Ndoshta.
Pastaj, tregimi merr një kthesë tjetër. Qeveria maqedonase arrestoi 20 persona në lidhje me vrasjen e pesëfishtë. Policia kishte deklaruar se ishte një vrasje profesionale, kështu që arrestimet duhet të sjellin lehtësim për të gjithë. Në mesin e të arrestuarve ishin një marangoz 64 vjeçar i pensionuar, një bari dhe një e ve 60 vjeçare. Ha? Këta njerëz ishin të përfshirë në një vrasje profesionale? Ata janë të akuzuar për terrorizëm. Qeveria maqedonase dëshiron që të gjithë të besojnë se ata janë “islamistë radikalë” dhe se disa prej tyre “luftuan kundër forcave ndërkombëtare në Afganistan dhe Pakistan”. Po, Maqedonia ka kapur disa njerëz që gjoja se luftuan kundër forcave të NATO-s. Pikërisht para samitit të NATO-s në Chicago. Samiti ku Maqedonia pret ftesë për të hyrë në NATO. Ftesë kjo e cila është bllokuar për shkak të çështjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë. Sa përshtatshëm.
Është një maskaradë aq e qartë sa edhe mbështetësit më të mëdhenj të qeverisë nuk e besojnë. Duke e ditur se sa e rrezikshme është kjo lojë, qeveria nuk e ka përmendur etnicitetin e të arrestuarve. Është e njohur se janë shqiptarë, “të dyshuarit e zakonshëm” në dramën ndër-etnike maqedonase. Duket se qeveria maqedonase nuk do të ndalet për asgjë në rrugën e saj për të gjetur një shkurtesë në pranimin e saj ndërkombëtar. Nëse një praktikant do të postonte në webfaqen e NATO-s se aleanca kishte filluar një luftë kundër hardhucëve që ndryshojnë formë, qeveria maqedonase do të gjente disa në komunitetin shqiptar. Pse të mërzitesh duke qenë përgjegjës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët dhe i përgjegjshëm ndaj qytetarëve, kur mund të ndërtosh Disneylands historike dhe t’ia lësh fajin një komunitet të tërë për të legjitimuar sundimin tënd?
Patronazhi ndërkombëtar
Në mungesë të legjitimitetit të brendshëm, shumë politikanë të Ballkanit e kërkojnë atë jashtë vendit. Kështu fotografi me udhëheqësit perëndimorë vlerësohen lartë. Përse udhëheqësit perëndimorë i marrin në mbrojtje këta politikanë dhe e shpërblejnë këtë sjellje të rrezikshme dhe si të ndonjë kllouni? Stabilitetiti. E sheh, ata që ofrojnë stabilitet janë vetë destabilizuesit. Nëse je aktivist i të drejtave të njeriut, atëhere je martir i preferuar; por nëse ke një bandë të burrave me armë, je një partner i preferuar. Pra, disa fotografi si zhvatje (pizzo) nuk janë asgjë. Është një marrëveshje e bukur. Politikanët janë plot demagogji në lidhje me integrimin në BE dhe NATO. Ndërsa vazhdojnë të veprojnë pa asnjë përgjegjësi. Në të njëjtën kohë, të drejtat e njeriut dhe liria e fjalës vazhdimisht kërcënohen.
Nëse një gjë do të mësohet nga Pranvera arabe është që nuk mund të kesh stabilitet duke mbështetur udhëheqës të papërgjegjshëm në kurriz të të drejtave të njeriut. Ky lloj i stabilitetit negativ mund të funksionojë në afat të shkurtër, por jo edhe në afat të gjatë. Vetëm ushqen ideologji ekstremiste. Porosia ime për udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s është të mos marrin në mbrojtje këta politikanë. Janë qytetarët vendorë ata që e paguajnë çmimin e vërtetë të zhvatjes, dhe e vetmja mënyrë për të ndaluar pagimin e Danegeld është të heqish qafe Danezin.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze, për revistën në internet Kosovo 2.0.
Related Posts:
Transformimi i Kosovës
Pavarësia sui generis
Sundon ligji apo dhuna
Reciprociteti i respektit
komentet:
Komenti juaj:

