blogu (all)
Promovimi i politikave pragmatike
Kemi filluar punën. Një institut i ri për të promovuar politikëbërje pragmatike. Instituti Ballkanik i Politikave është një institut i pavarur dhe jo-fitimprurës që synon të inicojë dhe thellojë debatin rreth politikave publike në të gjitha nivelet e vendimmarrjes. Me seli në Prishtinë, Kosovë, Instituti Ballkanik i Politikave punon për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjes së mirë nëpërmjet bërjes së politikave pragmatike që punojnë për të mirën e qytetarëve.
Misioni ynë është forcimi i kuptimit të politikave publike duke ditur rëndësinë që kanë ato në mesin e qytetarëve të Kosovës, shoqërisë civile grupeve avokuese dhe institucioneve vendimmarrëse. Ne e bëjmë këtë duke identifikuar çështjet më kruciale, duke bërë hulumtime, duke gjeneruar zgjidhje inovative dhe strategjike që kanë për qellim të kuptuarit e problemeve të shoqërisë dhe politikave publike.
Instituti Ballkanik i Politikave – IPOL ka për qëllim që të ofroj analiza të shëndosha dhe profesionale për vendimmarrësit; të ofroj metoda efektive për avokim për qytetarët dhe grupet e interesit duke i mbështetur ata në procesin e vendimmarrjes.
Objektivat e Institutit Ballkanik për Politika janë: Sigurimi i procesit për integrime evropiane, decentralizmi dhe reformat e tregut që të jenë shfrytëzuar për forcimin e vendimmarrjes së qytetarëve; për ti fuqizuar komunitetet lokale për adresimin e sfidave të tyre në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme; ngritjen e përgjegjshmërisë së qeverisë dhe sigurimi i një ambiente më të shëndetshëm të mirëqenies.
komentet:
Komenti juaj:

