blogu (all)
Zgjedhjet 2012 Ferizaj: Mundësitë për vjedhje të mëdha
Zgjedhjet për kryetar komune në Ferizaj do të jenë një test i rëndësishëm i demokracisë Kosovare. Pas vjedhjeve të mëdha që kanë ndodhur në zgjedhjet e vitit 2010, është zbehur shumë besimi i qytetarëve në institucione. Ferizaj është i treti në Kosovë për nga numri i banorëve, pas Prishtinës dhe Prizrenit dhe mbajtja e zgjedhjeve aty është një sfidë për KQZ-në për të treguar profesionalizmin.
Një problem kryesor gjatë zgjedhjeve ka qenë lista e votuesëve. Dhe si duket edhe këto zgjedhje në Ferizaj do të përshkohen me parregullësi, duke pas parasysh listën e votuesëve që mundson vjedhje të votave. Të shohim si është gjendja.
Sipas KQZ-së, lista e votuesëve në Ferizaj ka 95,409 votues. Kurse sipas Entit Statistikor të Kosovës (ESK), numri i banorëve në Ferizaj është 108,69 (të dhënat paraprake). Sipas të dhënave të KQZ-së, i bie që 88% e popullësisë ka të drejtë vote. Që dmth se 12% janë nën moshën 18 vjeçare. Kjo nuk përkon me realitetin sepse përqindja e popillsisë minorene në Ferizaj është rreth dy herë më e lartë.
Në bazë të studimit të ESK, Anketa Demografike, Sociale dhe e Shëndetit Riprodhues në Kosovë të vitit 2009 mund të llogaritim se përqindja e popullësisë nën moshën 18 vjeçare në Kosovë është rreth 34.44% (Shih më poshtë për mënyrën e llogaritjes). Nëse e marrim këtë përqindje dhe e aplikojmë për popullsinë e komunës Ferizaj del se nga 108,690 banorë, 37,433 janë nën moshën 18 vjeçare, që dmth nuk kanë të drejtë të votojnë. Rrjedhimisht numri real i votuesëve është 71,257. Kur llogaritet diferenca me shifrën e KQZ-së (95,409) del se janë 24,152 veta në listë të votuesëve që nuk duhet të jenë aty.
Në zgjedhjet e fundit (2010) numri i votuesëve në listë në Ferizaj ka qenë 91,876. Nëse në 2012 ky numër është 95,409 do të thotë që KQZ nuk e ka pastruar listën. Pra, KQZ veçmë po tregon se nuk ka qenë në gjendje të merret me njërën nga sfidat kryesore të organizimit të zgjedhjeve të lira. Dhe mundësitë për vjedhje në zgjedhjet 2012 në Ferizaj mbesin shumë të mëdha.
Llogaritja e popullësisë nën 18 vjeçare
Sipas ESK* ndarja e popullësisë në grupmosha është si në vijim:
0-15 vite 28.2%
15-19 vite 10.4%
Nëse e marim grupmoshën 15-19 dhe e ndajmë në pesë njësi për secilin vit, del se grupmosha 15-17 cite është 6.24%. Kur ia shtojmë këtë grupmoshës së parë (0-15 vite) del se grupmosha 0-17 vite është 34.44% e popullsisë. (Sipas ESK grupmosha 0-19 vite është 38.6%)
* ESK, Anketa Demografike, Sociale dhe e Shëndetit Riprodhues në Kosovë. 2009. Gjendet në: http://esk.rks-gov.net/statistikat-e-popullsise/shko/doc_view/842-anketa-demografike-sociale-dhe-e-shaeumlndetit-riprodhues-naeuml-kosovaeuml?tmpl=component&format=raw
komentet:
Komenti juaj:

