mbi këtë
fushë studimi
publikimet
Fletushka e Politikave Nr. 04, Qershor 2010
Tryeza “Lufta kundër Korrupsionit”
Fletushka e Politikave Nr. 6, Shtator 2010
shkrime në blog
Promovimi i politikave pragmatike
Gënjeshtra e përparimit
Transformimi i Kosovës
ngjarje
Rishikimi i punës së EULEX-it, konferencë për shtyp
Tryezë e rrumbullakët "Komunat e reja: shërbimet publike dhe zhvillimi ekononik lokal"
Fushata Shporta ushqimore pa TVSH
Sustainable Development
Tryeza “Lufta kundër Korrupsionit”
Ferizaj, 13 tetor 2010 - Lëvizja FOL dhe Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL) me partnerët, Syri i Vizionit, Rrjeti për të Drejta të Njeriut (HRN) dhe Federalistët e Rinj Evropian (JEF Kosova) ka organizuar sot në Ferizaj tryezën me temën “Lufta kundër Korrupsionit”.
Seb Bytyçi, drejtor ekzekutiv i IPOL –it tha se kjo tryezë është vetëm njëra nga tryezat që janë duke u mbajtur nëpër komunat e Kosovës, ku qëllimi i tyre është informimi i publikut rreth luftës kundër korrupsion. “Ideja është që të përfshijmë sa më shumë organizata jo qeveritare si dhe te ndikojmë në rrjetin e bashkëpunimit midis institucioneve Agjencionit Kundër Korrupsion – Prokurorisë- Shoqërisë Civile dhe medieve”, tha Bytyçi.
Ndërkaq Burim Sadiku, Zyrtar i Lartë për Legjislacion dhe Edukim në Agjencionin Kundër Korrupsion tha se deri më tani janë identifikuar disa mangësi të cilat janë duke shkaktuar pengesë në luftimin e korrupsionit. “Mungesa e bazës ligjore, reforma ekstensive politike dhe niveli i ulët i vetëdijesimit të qytetarëve, janë pikat kyçe që pengojnë në luftimin e korrupsionit”. Sipas Sadikut, secili institucion i Kosovës është i infektuar nga fenomeni i korrupsionit. “Sfida më e madhe është fusha e prokurimit. AKK nga fillimi i funksionimit të saj deri në shtator të 2010 ka deponuar në prokurorit përkatëse 180 raste. Mirëpo tani Prokuroria na ka informuar se ka filluar me procedimin e rasteve te deponuara nga AKK”.
Edhe Prokurori publik i komunës së Ferizajt, Ekrem Shabani tha se fenomeni i korrupsionit është i përhapur në të gjitha institucionet publike të Kosovës. “Korrupsioni dhe krimi ekonomik nuk do te ishin në këtë shkallë sikur të mos ishin të përfshira direkt strukturat politike dhe shtetërore. Përderisa nuk luftohet krimi në institucionet më të larta shtetërore të Kosovës nuk mund të bëjmë asgjë ne nëpër komuna, sepse shembulli i mirë apo i keq na vjen nga lartë. Në komunën e Ferizajt, dy gjykatës, një prokuror, dy administrator, por këto raste nuk kanë dhënë asnjë efekt përkundrazi rastet janë duke u shtuar”, tha Shabani.
Selatin Shahini, Shef i Njësisë për Krimet Ekonomike në Komunën e Ferizajt tha se ka pasur disa rezultate në fushën kundër korrupsion. “Zhvillimi i disa hetimeve ka rezultuar me arrestime të zyrtarëve policor, doganave dhe institucioneve tjera publike. Nëse krahasojmë statistikat e rasteve me numrin e hetuesve të angazhuar mund të themi se ka pasur rezultate solide” deklaroj Shahini.
Petrit Zogaj, drejtor i programeve në Lëvizjen FOL, tha se Gjyqësori në Kosovë që nga viti 1999 e deri më tani është lënë anash nga vëmendja e publikut. “Kuvendi i Kosovës ende nuk ka miratuar tri ligjet që janë bazike sa i përket funksionimit të gjyqësorit në Kosovë. Gjithashtu kemi mungesë vullneti politik e që vërehet në procesin e emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve. Sa për ilustrim nga 26 prokuror sa do të duhej të ketë Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, aty janë vetëm katër. Por tani është prioritet të plotësohen këto 26 vende dhe jo të priten rezultatet e punës së këtyre prokurorëve”, tha Zogaj.
Të ftuar ishin edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Agim Aliu, si dhe këshilltarë komunal, mirëpo asnjë nga ta nuk ishin prezent në tryezë.
Kjo tryezë është vetëm një nga tryezat që janë duke u organizuar nëpër të gjitha regjionet e Kosovës, në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjes kundër korrupsionit”, i përkrahur nga UNDP.

