mbi këtë
fushë studimi
publikimet
Komisioni Evropian i përgjigjet letrës së IPOL dhe JEF Kosova
Prokurimi Publik: Korniza ligjore dhe Praktika
H.E. Miss Catherine Margaret Ashton, Baroness Ashton of Upholland
shkrime në blog
Promoting pragmatic policy
ngjarje
Tryezë e rrumbullakët me temën: “Prokurimi Publik: Korniza ligjore dhe Praktika”
Press Conference
Sundimi i ligjit
Dështimet në sundimin e ligjit në Kosovë ishin njëra ndër arsyet kryesore për vendosjen e misionit të Bashkimit EUropian për sundim të ligjit (EULEX). Sistemi gjyqësor është ndër institucionet më të dobëta nga aspekti i funksionimit. Që nga paslufta sistemi gjyqësor ka qenë joefikas në zgjidhjen e rasteve të krimit duke u ballafaquar vazhdimisht me mbingarkesë të lëndëve.
Mungesa e vullnetit politik e kombinuar me interesat e barrikaduara kanë rezultuar pothuajse në mungesën e plotë të ndonjë reforme në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Sistemi aktual nuk i motivon gjyqtarët për ti përmbushur obligimet e tyre përkundër rritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura. Më tutje, gjykatat në Kosovë janë treguar të paafta për t'u marrur me raste më të ndjeshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjithashtu, EULEX-i është ballafaquar me sfida për t'u funksionalizuar në fillim të periudhës së tij. Dhe kjo ka ndikuar në rëniën e besimit nga ana qytetareve të Kosovës në këtë mision. Performanca e EULEX-it nuk ka qenë mbresëlënëse, dhe mbetet të shihet nëse ai do të ketë sukses në mbështetjen e sistemit gjyqësor të Kosovës që të bëhet efikas.

