all areas of focus


Integrimet rajonale dhe europiane

Programi i Qeverisë së Kosovës për vitin 2008-2009 përshkruan vullnetin e saj për të punuar drejt përmbushjes së kritereve për t'u integruar në Bashkimin Europian (BE). Megjithatë, raportet e progresit të Komisionit Europian (KE) vazhdojnë të jenë shumë kritikë për veprimet e ndërmarra në drejtim të përmbushje së këtyre kritereve.

Kosova vazhdon të jetë një vrimë e zezë në Ballkan për sa i përket integrimit në BE. Ai është i vetmi vend në rajon që nuk ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Liberalizimi i vizave që po zhvillohet me vendet fqinje të Kosovës, shihet si proces i cili do të rezultojë në izolimin e mëtutjeshëm të Kosovës.

Më tej, rruga e Kosovës për integrim në BE është më e vështirë së sa e vendeve fqinje. Sfida kryesore është mungesa e njohjes së Kosovës nga pesë anëtarë të BE-së. Kjo, ë shoqëruar me faktin se integrimi për në BE vetvetiu mund të jetë një rrugë e gjatë, nënkupton së rruga e Kosovës për në BE do të jetë një proces i ngadaltë dhe i dhimbshëm.