mbi këtë
fushë studimi
publikimet
Fletushka e Politikave Nr. 03, Maj 2010
Fletushka e Politikave Nr. 07, Tetor 2010
Fletushka e Politikave Nr. 09, Dhjetor 2010
shkrime në blog
Promovimi i politikave pragmatike
Për zgjedhje më të buta
Tranzicioni i një vendi pas konfliktit
ngjarje
Reforma e pushtetit lokal dhe zgjedhjet
Partitë politike dhe zgjedhjet
Në vitet 1990-a pas krijimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), pamë përhapjen e partive të reja. Ky trend vazhdoi pas luftës, me partitë kryesore që vinin nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) e shpërbërë. Aktualisht skena politike dominohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe LDK, si dhe nga partia me bazë të fortë regjionale, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Një dekade pas zgjedhjeve të para të lira, partitë politike ende përballen me shumë probleme për sa i përket funksionimit të tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për komunikimin me qytetarët dhe hartimin e programeve politike gjithëpërfshirëse. Deri më sot, arsyet kryesore pse qytetarët votojnë një parti politike janë preferencat regjionale dhe personale në vend të programeve që i ofrojnë këto parti.
Sistemi zgjedhor nuk perceptohet të jetë mjaft reprezentues. Kosova trajtohet si një zonë zgjedhore dhe sistemi zgjedhor proporcional është strukturuar në atë mënyrë që individët në krye të listave zgjedhore përfitojnë në mënyrë joproporcionale më shumë vota së të tjerët. Reformat në sistemin zgjedhorë janë bërë në vitin 2007, ku listat e kandidatëve janë bërë ta hapura, por megjithatë është një konkurrencë e fortë në mes të kandidatëve për të siguruar vend në krye të listës zgjedhore. Më tutje, anëtarët e Kuvendit të Kosovës nuk i përfaqësojnë në mënyrë të barabartë rajonet e Kosovës. Disa komuna kanë shumë përfaqësues përderisa Komunat tjera nuk kanë fare.
Në bazë të raportit të perceptimeve Barometri Globale për Korrupsionin 2009 nga Tranparency International, institucionet më të korruptuara në Kosovë janë partitë politike. Deri më tani nuk ka pasur debat të mirëfilltë për mënyrën e financimit të partive politike. Vetëm kohëve të fundit kemi parë fillimin e debatit mbi transparencën për financimet publike të partive, e cila është një çështje shumë thelbësore.
Për shkak të rrethanave të veçanta dhe lindjes së tyre pas luftës partitë politike në Kosovë janë themeluar pa një orientim të qartë të ideologjisë së tyre politike. Shumë nga to ende nuk e dinë se cilës anë të spektrit politik i takojnë. Si rezultat i kësaj, shumë qytetarë nuk e kanë të qartë së cila parti i përfaqëson interesat e tyre më së miri.
Prezenca e fortë e administratës ndërkombëtare, sistemi proporcional me lista të mbyllura dhe situata aktuale socio-ekonomike në Kosovë kanë krijuar një sistem të marrëdhënieve të patronazhit (patron-klient) mbi të cilat bazohen lojalitetet politike. Thyerja e këtij sistem dhe futja e demokracisë së vërtetë brendapartiake do të jetë sfida politike më e madhe për Kosovë.

