mbi këtë
fushë studimi
publikimet
RAPORTI I PROGRESIT (Made in Kosova)
shkrime në blog
Promovimi i politikave pragmatike
Për zgjedhje më të buta
Madhësia relative e Kosovës veriore
ngjarje
Reforma e pushtetit lokal dhe zgjedhjet
Local Affairs and Diversity Management
RAPORTI I PROGRESIT (Made in Kosova)
Secila pjesë e raportit është vlerësuar në dimesionet e legjislacionit, funksionalitetit të përgjithshëm në sektor, duke ofruar edhe rekomandime për përmirësimin e gjendjes. Pasi që organizatat që kanë hartuar këtë raport janë të specializuara në fushat që i kanë mbuluar, një pjesë e materialit hulumtues reflekton punën monitoruese, hulumtuese, analitike dhe raportuese të tyre gjatë periudhës një-vjeçare. Për më tepër, vlerësimi mbështetet në shumë burime primare e sekondare dhe në konsultimet e zhvilluara me ekspertë të fushave respektive.
Qëllimi i këtij produkti, i cili është unik për shtetet që e marrin Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian, është të ofrojë një pasqyrë alternative ndaj progresit (ku hyjnë edhe stagnimi dhe regresi) në Kosovë, duke reflektuar pikëpamjen dhe vlerësimin e organizatave të shoqërisë civile kosovare mbi fushat esenciale të qeverisjes shtetërore.
Organizatat që e kanë përpiluar Raportin e Progresit Made in Kosova janë: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Lëvizja FOL, Instituti për Studime të Avancuara GAP, Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL).

