all areas of focus


Health and Social Policy

mbi këtë
fushë studimi


publikimet

shkrime në blog

Promoting pragmatic policy

ngjarje

Shëndetësia dhe mirëqenia sociale

Kosova si shumë vende ish komuniste në rajon, ka trashëguar një sistem shëndetësor joefikas. Serbia ne kohen e Jugosllavisë kishte neglizhuar nevojat e shëndetësisë së Kosovës. Në vitet e 1990-a punëtorët e sektorit të shëndetësisë së Kosovës u pushuan nga puna. Nën qeverisjen paralele të Kosovës, ofrimi i shërbimeve shëndetësore ishte bërë prioritet. Dhe më këto shërbime nevojat themelore të qytetarëve ishin përmbushur. Megjithatë, trashëgimia e trajnimit të dobët e përgatitjes së ulëet profesionale dhe infrastrukturës së neglizhuar vazhdon të paraqesë probleme që përcjellin sistemin shëndetësor.

Reformat e pasluftës nga administrata ndërkombëtare synonin krijimin e një sistemi shëndetësor duke u bazuar në mjekësinë familjare, por këto reforma nuk kanë arritur rezultatet e dëshiruara. Përkundrazi, sistemi aktual shëndetësor gjendet në kaos. Popullsia ishin të mësuar me sistemin e vjetër të kujdesit të specializuar, dhe kuadri ligjor nuk krijon stimuj për të përmirësuar performancën e ofruesve të shërbimeve shëndetësore. Efektivisht, qasja në shërbime shëndetësore varet nga mundësia për të paguar.

Sistemi i sigurimit social në Kosovë është në një gjendje shumë të rendë, poashtu. Fondi pensional nga periudha socialiste është e bllokuar nga administrata e Beogradit dhe ende nuk është në dispozicion të pensionistëve kosovarë. Shumë njerëz ndihen të dëmtuar për shkak së nuk gëzojnë pensionin për të cilin kanë punuar pjesën më të madhe të jetës së tyre. Sipas sistemit aktual të mirëqenies qytetarët që kanë arritur moshën 65 vjeç marrin një 'pension'. Megjithatë, kjo shumë e parave është shumë e vogël dhe në të shumtën e rasteve nuk i mbulon shpenzimet për ushqim dhe ilaqe që kanë këta njerëz. Megjithatë, duke e ditur se shumica e popullsisë kosovare është në moshën e re, ngarkesa e pensioneve të shtetit është relativisht e vogël.

Më poshtë janë disa statistika për mirëqenien sociale në Kosovë.

Numri i njerëzve që marrin ndihmë sociale: 161, 049 (2007).

Numri i familjeve me ndihmë sociale: 37,170 (2007).

Numri i pensionistëve: 131, 875 (2007).

Papunësia në Kosovë : 43.6% (ESK).