mbi këtë
fushë studimi
publikimet
Letra drejtuar Presidentit të Komisionit Evropian, Z. Barroso
Komisioni Evropian i përgjigjet letrës së IPOL dhe JEF Kosova
Prokurimi Publik: Korniza ligjore dhe Praktika
shkrime në blog
Promovimi i politikave pragmatike
Për zgjedhje më të buta
Europianët e izoluar
ngjarje
Tryezë e rrumbullakët me temën: “Prokurimi Publik: Korniza ligjore dhe Praktika
Tryezë e rrumbullakët me temë: “Komunat e reja: shërbimet publike”
Konferencë për shtyp për prokurimin publik.
Qeverisja
Zgjedhjet e para të lira në Kosovë janë mbajtur në vitin 2000 për nivelin lokal. Në vitin 2001 janë zhvilluar zgjedhjet për Kuvendin qendror. Misioni i Përkohshëm Administrues i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) kishte hartuar një kornizë Kushtetuese e cila përgatiste terrenin për funksionimin e Institucioneve të Përkohshme të Vetë – Qeverisjes (IPVQ). Institucionet kryesore ishin ato të Kuvendit, Qeverisë dhe Presidencës.
Pas shpalljes së pavarësisë IPVQ-të u benë institucionet qeverisëse së Republikës së Kosovës. Asambleja e Kosovës është unikamerale (një dhomëshe), dhe ka 120 deputetë apo anëtarë. Njëzetë nga ulëset janë të garantuara për komunitete pakicë (10 për përfaqësuesit serbë, 4 ulëse për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, 3 ulesë për komunitetin boshnjak dhe dy ulëse për komunitetin turk). Në Kuvend funksionojnë trembëdhjetë komisione.
Në Nëntor 2007, janë realizuar zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë që sollën opozitën ne pushtet. Dhe në Shkurt 2008 Kosova deklaroi pavarësinë.
Aktualisht, Kosova qeveriset nga një koalicion i partive më të mëdha politike, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Opozita është e ndarë në tri parti politike dhe deri me tani nuk ka arritur të unifikohet. Aktualisht është krijuar një tension në mes PDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që është një partia kryesore opozitare.
Që nga themelimi i institucioneve të pavarura pas shpalljes së pavarësisë, pritjet e qytetarëve për shërbimet publike janë rritur. Prandaj qytetarët e Kosovës janë kryesisht të zhgënjyer me cilësinë e shërbimeve publike.
Zhgënjimi i përgjithshëm i qytetarëve është dëshmuar edhe më herët me pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve gjatë zgjedhjeve në kohën që ato janë mbajtur. Zhgënjimi i qytetarëve është evident edhe nga anketat dhe gjithashtu edhe sondazhet e ndryshme. Kënaqshmëria e qytetarëve më punën e Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të saj edhe pse në periudhën e vitit 2002 -2005 oscilonte, rra ndjeshëm dhe në mënyrë të qëndrueshme që nga viti 2005 e deri ne vitin 2007. Shkurtimisht, pas shpalljes së pavarësisë, qytetarët e Kosovës treguan më shumë miratim për punën e udhëheqësve të tyre. Por kjo ka ndryshuar që atëherë. Pesimizmi politik ka mbetur në nivel të lartë gjatë gjithë kohës (RPH UNDP). Për shqetësim, Kosova në raportet e Freedom Housë ende renditet shumë poshtë në rangimin për qeverisje.

