mbi këtë
fushë studimi
Arsimi
Edukimi
Sistemi aktual i arsimit është parë si jo efikas dhe jo në përputhje me trendet moderne arsimore. Universiteti i Prishtinës ishte i vetmi ofrues i arsimit të lartë që nga themelimi në vitin 1970. Institucionet e para të arsimit privat u hapën në vitin 2001 në Kosovë. Megjithatë ka një rënie të perceptuar të cilësisë së arsimit të lartë që nga përhapja e institucioneve të tilla. Politikë bërësit kosovar janë munduar për përmirësimin e këtij sektori në Kosovë, po deri më tani nuk ka pasur ndonjë sukses të prekshëm.
Disa fakte për edukimin:
Numri i nxënësve në shkolla fillore: 326, 111 (2007/2008 viti shkollor ESK)
Numri i nxënësve të shkollave të mesëm: 90, 207 (2007/2008 viti shkollor ESK)
Numri i studenteve në universitete: 52, 772 nga ky numër 25, 840 janë në Universitetin e Prishtinës (shifrat për vitin 2008), 18, 922 në universitete private (për vitin 2008) dhe mbi 10,000 në “Universitetin e Prishtinës” në Mitrovicën veriore (ESK, IASGAP, "UuP").

