mbi këtë
fushë studimi
publikimet
Letra drejtuar Presidentit të Komisionit Evropian, Z. Barroso
Prokurimi Publik: Korniza ligjore dhe Praktika
ANALIZË PËR LIGJIN PËR PROKURIMIN PUBLIK NË KOSOVË NR 02/L-99
shkrime në blog
Promovimi i politikave pragmatike
Gënjeshtra e përparimit
Transformimi i Kosovës
ngjarje
Tryezë e rrumbullakët me temën: “Prokurimi Publik: Korniza ligjore dhe Praktika
Konferencë për shtyp për prokurimin publik.
Tryezë e rrumbullakët "Komunat e reja: shërbimet publike dhe zhvillimi ekononik lokal"
Economic Development and Market Reform
ANALIZË PËR LIGJIN PËR PROKURIMIN PUBLIK NË KOSOVË NR 02/L-99
Prokurimi publik ka qenë një nga fushat më të kritikuara në Raportin e Progresit 2009 të Bashkimit Evropian për Kosovën . Ky raport kishte konkluduar se gjendja e prokurimit publik ishte përkeqësuar. Ligji ekzistues nuk përputhet me standardet Europiane të prokurimit publik. Nuk ka mbikëqyrje të kontratave dhe monitorim të implementimit të tyre. Çështja më problematike është rritja e tenderimit njëburimor nga 50 milionë Euro në 164 milionë Euro brenda një viti.
Po ashtu, raportet e auditimit të kualifikuara nga Zyra e Auditorit Gjeneral tregojnë për shumë parregullsi. Në të njëjtën kohë ekziston një perceptim i pranisë së madhe të korrupsionit në Institucionet e Kosovës. Këto dhe çështja problematike e punës jo kualitative nga ana e operatorëve ekonomikë janë si bazë për këtë analizë. Rekomandimet e kësaj analize do të ndikojnë në zvogëlimin e parregullsive në prokurim publik. Qëllimi është të krijohet një kulturë e re në autoritetet kontraktuese dhe përsëritja e njëpasnjëshme e gabimeve të zvogëlohet.
Ndryshimet në ligj duhet të krijojnë një sistem efikas dhe transparent të prokurimit publik. Rëndësi të veçantë ka edhe instalimi i prokurimit elektronik (E-prokurimit) që është edhe pjesë e kushteve të cilat duhet ti plotësojnë Institucionet e Kosovës në procesin e integrimeve Europiane. E-prokurimi do të ndikonte që shpenzimet marramendëse të Institucioneve të Kosovës për shpallje në gazeta ti zvogëlohen dhe që mjetet që shpenzohen aty të riorientohen në shërbime për tatimpaguesit e Republikës së Kosovës.
Duke pasur para sysh procesin e integrimeve Europiane dhe rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit në këtë proces, ne i kemi bazuar rekomandimet tona në direktivat Europiane. Adoptimi i këtyre rekomandimeve do të ndihmonte në parandalimin e korrupsionit. Këtu kemi propozuar që ndryshimet e ligjit të jenë të bazuara në Direktivat 2004/17 dhe 2004/18 për Prokurim Publik të Unionit Evropian.
Përmbajtja e kësaj analize është e bazuar kryesisht në atë se Kosova është në procesin e Integrimit Evropian. Dhe, rekomandimet janë të bazuara në kapacitetet momentale të cilat i kanë institucionet kosovare. Gjithashtu kjo analizë përshkruan nenet problematike të ligjit të tanishëm të Prokurimit Publik në Kosovë. Më poshtë janë rekomandimet tona për ndryshime dhe se shpjegimet pse janë të nevojshme ato ndryshime

