all areas of focus


Zhvillimi ekonomik dhe reforma e tregut

Kosova përballet me shumë sfida për zhvillimin ekonomik. Kriza globale financiar nuk mund të ketë ardhur në një kohë më të papërshtatshme për Kosovën, duke e prekur atë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Statusi politik i Kosovës vazhdon të jetë një sfidë për investimet direkte nga jashtë, që për një vend si Kosova me mungesë të kapitalit janë shumë të nevojshme.

Shqetësues është fakti se njëri ndër burimet kryesore të jetesës në Kosovë janë remitancat (parat e dërguar nga kosovarët që jetojnë në mërgim).

Kosova renditet në vendin e 143-të në botë për GDP për frymë, me 2300$ në vit (të dhënat për vitin 2007). Ngritja e GDP-së reale vlerësohet të jetë 5.1% në vit. Dhe inflacioni është 5.3% në vit. Rritja më e lartë e GDP-së ka ndodhur mes viteve 2006 e 2007, ku gjegjësisht GDP është rritur për 7.6%. (ESK, WA).

Papunësia konsiderohet të jetë 43%. Përderisa tregu i punës nuk është i aftë që të absorbojë kërkesat e reja për pune që rriten çdo vit, problemi i papunësisë do të jetë në vazhdimësi i madh.

Për sa i përket tregtisë, deficiti rrjedhës është kalkuluar të jetë në 33% e GDP-së në vitin 2008. Partnerët kryesorë të Kosovës për tregti janë kryesisht vendet nga Bashkimi Europian (47.4% e eksporteve, 36.4% e importeve) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor (32.5% e eksporteve, 43.9% e importeve). Destinacioni kryesor i eksportit të Kosovës është Shqipëria (10.6% e eksporteve), dhe Kosova importon më së shumti nga Maqedonia (18.0%). (WB, ESK).