Instituti Ballkanik i Politikave punon për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen e mirë përmes politikëbërjes pragmatike që punon për mirëqenien e qytetarëve.

rreth nesh

Instituti Ballkanik i Politikave është një institut i pavarur dhe jo-fitimprurës që synon të iniciojë dhe thellojë debatin rreth politikave publike në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.

Me seli në Prishtinë, Kosovë, Instituti Ballkanik i Politikave punon për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjes së mirë nëpërmjet bërjes së politikave pragmatike që punojnë për të mirën e qytetarëve.

Misioni ynë është forcimi i kuptimit e ndikimit që kanë politikat publike në mesin e qytetarëve të Kosovës, shoqërisë civile grupeve avokuese dhe institucioneve vendimmarrëse. Ne e bëjmë këtë duke identifikuar çështjet më thelbësore, duke bërë hulumtime, duke krijuar zgjidhje dhe strategji inovative që kanë për qellim të kuptuarit dhe zgjidhjen e problemeve të shoqërisë dhe politikave publike.

Instituti Ballkanik i Politikave – IPOL ka për qëllim që të ofrojë analiza të shëndosha dhe profesionale për vendimmarrësit; të ofrojë metoda efektive për avokim për qytetarët dhe grupet e interesit duke i mbështetur ata në procesin e vendimmarrjes.

Objektivat e Institutit Ballkanik për Politika janë: Të sigurojë që proceset e integrimeve evropiane, decentralizimit dhe reformës së tregut të jenë shfrytëzuar për forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendim marrje; për ti fuqizuar komunitetet lokale për adresimin e sfidave të tyre në mënyrë të qëndrueshme; për të sjellë mirëqenie për qytetarët; për të rritur llogaridhënien e qeverisë dhe për të siguruar një ambient më të sigurt dhe më të shëndetshëm.

Instituti Ballkanik i Politikave bashkëpunon ngushtë me partnerë të shoqërisë civile, qeverisë dhe akademikë duke shfrytëzuar një qasje gjithëpërfshirëse drejt arritjes së qëllimeve; në mënyrë pro-aktive angazhohet më akterët kyç të hartuesve të politikave publike; në vazhdimësi zhvillon studime duke ofruar përgjigje të përshtatshme për çështje me rëndësi, bënë monitorimin e zbatimit të politikave publike duke analizuar edhe pasojat qe krijojnë ato.

Fokusi i Institutit Ballkanik të Politikave përfshinë qeverisjen, zhvillimin e qëndrueshëm, çështjet sociale, shëndetësinë, arsimin, zhvillimin ekonomik, qeverisjen lokale, marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare, sundimin e ligjit, transparencën dhe shoqërinë civile.

Institutit Ballkanit i Politikave punëson staf të përhershëm dhe ekspertë hulumtues të fushave të ndryshme, si dhe praktikantë. Stafi i Institutit dhe ekspertët janë individë të motivuar dhe dinamikë, të përkushtuar për Kosovën dhe rajonin e Evropës juglindore.